2025 (1)

Përshëndetje të dashur miq dhe urojmë të jeni mirë!

Si miq dhe partnerë të Bibla.al po ju dërgojmë këtë përditësim mbi zhvillimet e fundit në platformë. Lavdi Zotit, përdorimi i aplikacionit vazhdon të rritet, si në kohën e qëndrimit, ashtu edhe në numrin e përdoruesve aktivë. (rreth 2500-3000 vizitorë aktivë në muaj me 50,000 shikime)

Aktualisht po bëjmë progres në ndërtimin e platformës e-learning brenda aplikacionit, ku planifikohet të vendosen materiale studimi për grupe të vogla/grupe studimi të Biblës. Deri tani kemi arritur të realizojmë rreth 90% të punës së planifikuar. Po publikojme si fillim Bazat e dishpullizimit por platforma është gati për çdo libër tjetër të përshtatet në një kurs studimi.

Lajme të mira kemi edhe për një risi tjetër. Sapo përfunduam lidhjen me inteligjencen artificiale te app-it. Tani mund të pyesesh brenda aplikacionit pyetje rreth biblës dhe e bukura është që AI është e kufizuar të japi përgjigje duke u referuar vetëm tekesteve biblike që kemi brenda aplikacionit. (Promtin. po e përmirësojmë dita ditës.) të dyja këto risi po planifikojmë t’i publikojmë në perditesimin e app në shtator.

Gjatë këtij viti kemi patur mundësinë të realizojmë në platformë sa më poshtë:

  • Muzikë adhurimi në app,
  • 12 tituj të rinj librash,
  • Disa artikuj për ndërtim shpirtëror,
  • Si dhe kemi zgjeruar bashkëpunimet me persona që kontribuojnë me devocione në video.
  • Kemi patur mundësinë për të angazhuar një developer të ri në moshë e profesion që po punon për zhvillimin a aplikacionit.
  • Lavdi Zotit që po shtohen kishat dhe organizatat që dëshirojnë të bashkëpunojnë në forma të ndryshme partneriteti.

Nevoja dhe lutje:

  • Lutje për thellimin e bashkëpunimit me kishat dhe organizatat, që sipas mundësive të kontribuojnë me prodhime të materialeve video apo forma të tjera  digjitale.
  • Lutje për zhvillimin e mëtejshëm të aplikacionit, që Zoti të sigurojë burimet dhe personat e nevojshëm për ta çuar punën përpara.

 

Me mirënjohje për kontributin dhe shërbesën tuaj të çmuar,
Xhelo  për ekipin e Bibla.al

Nëse dëshironi të merrni përditësime të ngjashme dy herë në vit, mund të regjistroni adresën tuaj në:

Design by Gremza